×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: Opozita në Shqipëri nuk do veprojë kurrë si opozita në Kosovë

    Insajderi
    04 March 2016 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish kryeministri i Shqipërisë dhe ish kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Sali Berisha, që tash është deputet i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë ka thënë se opozita që ai bënë pjesë nuk do të veprojë kurrë sikurse vepron opozita kosovare.

    I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Sali Berisha është pyetur nëse opozita në Shqipëri po e kopjon me veprime brenda në Parlament, opozitën e Kosovës, duke aluduar në gjuajtjen me ve që deputetët demokrat e bënë në drejtim të kryeministrit socialist, Edi Rama.

    Gjuajtja me ve ndaj kryeministrit Isa Mustafa nga deputetët e opozitës ishte veprimi i parë kundërshtues ndaj Qeverisë për të kaluar në bllokimin e seancave me gaz lotsjellës.

    “Jam totalisht kundër veprimeve të opozitës kosovare në sallë të parlamentit. Veza të bënë të ndërrosh një bluzë ndërsa gazi lotsjellës të shkakton dëme të renda dhe afatgjate.  Kjo nuk do të ndodhë asnjëherë në Kuvendin e Shqipërisë”, ka thënë Berisha.

    Gjuajtjen e gazit në Kuvendin e Kosovës, Berisha e ka quajtur “veprim abuzues në shkallë ekstreme”.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark