Insajderi
Insajderi

Berisha për deklaratat e Aliut: Erdhi dita që Qeveria Kurti u pasuruan kaq shumë

Insajderi
04 June 2022 - 11:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Berisha për deklaratat e Aliut: Erdhi dita që Qeveria Kurti u pasuruan kaq shumë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Analistja, Kimete Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat e ministrit Aliu për banesën e tij në lagjen më të pasur në Prishtinë, “Marigona Hill”.

Ajo ka krijuar një analogji mes Sabri Fejzullahut dhe Liburn Aliut, duke thënë se artistit i kujtohet nata e parë me shi në Prishtinë, bazuar në tekstin e një kënge të tij. Kurse ministrit Aliu nuk i kujtohet sa para ka paguar për banesën në lagjen e milionerave.

“Sabri Fejzullahut i kujtohet ‘nata e parë kur ka rá shi në Prishtinë, e Liburn Aliut nuk i kujtohet sa pare e ka paguar banesën! P.S. Shqiptarët deri dje edhe vezët i kanë pasur me t’numërume”, ka shkruar Berisha.

Ajo përmes një postimi në facebook ka shkruar se Qeveria Kurti u pasurua aq shumë sa ministri i saj të mos dijë sa para paguan.

“…qe, qysh erdh dita, qeveria Kurti u pasuruan kaq shumë sa ministri i tij mos me ditë sa pare e ka paguar banesën!

– Sa po ma shet banesën!

– Sa të duash oj kukull!”, ka shkruar Berisha në facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark