×
  • Lajme
  • Insajderi

    Berisha për mbështetjen e marshit nga VV: U bashkuan sepse u friguan nga pjesëmarrja masive

    Insajderi
    01 April 2023 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka komentuar mbështetjen e Lëvizjes Demokratike të Kosovës në “Marshin për Drejtësi” që do të mbahet ditën e nesërme.

    Sipas Berishës, elektorati i vetëvendosjes ka shumë qytetarë të devotshëm që duhet të falënderohen për pjesëmarrje, por, politikanët që e përbëjnë këtë subjekt nuk janë të sinqertë.

    “Ka qytetar te devotshëm nga elektorati, kurse politikanet s’kan sinqeritet edhe pse duhet të mbështetet sepse është vlere unike qe ka pas populli i Kosovës, Por s’besoj qe ka sinqeritet ne qëndrim. Është kalkuluar se partia PDK po teston fuqitë e veta”, tha Berisha për Insajderin.

    Ndër të tjera ai tha se VV-ja u bashkua në marsh vetëm sepse iu friguan masivizimit të këtij organizimi.

    Deputeti shtoi se me marsh nuk po mbrohen individë por vlera të luftës dhe persona që kanë udhëhequr politikisht në kohët më të vështira të vendit.

    “Nismën e ka bere Liria ka Emër dhe normal që e kemi mbështetet sepse ne ADN e kemi vlerat e PDK-së. PDK i ka taku me çdo kusht mbështetja e kësaj lëvizje, ajo u paragjykua por me duket se përkrahja e VV-së ka ardh si rezultat i tendencës për të tregu ose thjesht për të qenë pjesë e e marshit sepse nëse është i madh pastaj me i mbet hatri. Ka qytetar që kanë qenë pjesë e luftës, por udhëheqësit politik po frigohen nga lëvizja masive. Mire është të bashkohen të gjithë. Spo mbrohen individët por liderët e ushtrisë dhe vlerat e luftës së pastër”, tha ai për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark