Avokati Besnik Berisha, tha se nuk do të ndalet për të shpërfaqur skandalet e këtij pushteti.
“I kam dhënë besën vetes, miqve e dashamireve se nuk do të ndalem asnjë ditë të vetme për të shpërfaqur në publik skandalet e këtij pushtetit. Sikurse nuk do të ndalem asnjëherë të mbrojte interesat e secilit avokat të Republikës së Kosovës, sepse Oda e Avokatëve është shtëpia ime“, tha ai.
Ai tha se arrestimi i tij është bërë pa autorizim teksa hodhi akuza drejt prokurorit të rastit.
“Besnik Berisha nuk ka kryer asnjë krim, është sanksionuar për një emision televizion, që e ka goditë pushtetin, për një skandal që tashmë është i njohur. Jam privuar nga liria me një vendim të Prokurorit të Shtetit, i cili ka pësuar disfatë në secilin rast që ka pasur me mu. Ky prokuror shantazhon njerëz për t’i hetu. Prokurori pa autorizime për mua, s’kishte autorizime për të më arrestuar. Prokurori ka manipuluar me provat“, shpjegoi avokati.
Berisha po mban konferencë për media pas zhvillimeve të fundit që lidhen me arrestimin e tij.