×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha: U dëshmua se veprimtaria e auto sallonit “Alberti” është tërësisht e ligjshme

    Insajderi
    05 March 2023 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Skender Bajrami, pronari i auto sallonit “Alberti” është liruar pasi kërkesa për paraburgim ndaj tij është refuzuar nga gjykatësi i procedurës parapake, shkruan Gazeta Insajderi.

    Bajrami ishte shoqërua para disa ditësh në Polici, gjatë aksionit policor që u zhvillua kundër fajdes me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt ku rezultoi me 15 të arrestuar.

    Avokati i tij, Besnik Berisha ka shkruar në facebook se me këtë vendim është dëshmuar se veprimtaria e Skender Bajramit është tërësisht e ligjshme.

    Postimi i avokatit Besnik Berisha:

    U provua qe z. Skender Bajrami eshte vec nje afarist i suksesshem dhe veprimtaria e AS ” Alberti” ishte dhe eshte teresisht e ligjshme.

    Jam i lumtur qe ketij epilogu i kontribuova si avokat i z. Bajrami me aq sa dita dhe munda. Rastet si ky me bejne te luftoj edhe me shume!

    Përveç Bajramit që është liruar, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka aprovuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 14 të dyshuarve të tjerë: Egzon Salihut, Besnik Salihut, Fadil Salihut, Ardi Saraqit, Shefik Rexhepit, Lindrit Haradinajt, Ramiz Ademit, Mujë Ademit,Kadri Gërbeshit, Ajvaz Muzaqit, Bashkim Osmanit, Bahri Abazit, Nexhmi Abazit dhe Shukri Haxhiut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark