Bërnabiq ka thënë se i ka thënë Grenellit se “Serbia kurrë nuk ka hyrë në luftë tregtare me Kosovën, madje as në rrethanat më të vështira, siç ka qenë ajo kur “është rrëmbyer dhe terrorizuar” drejtori i zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq”.
Duke komentuar pretendimet se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq vet i ka shkruar shënimet zyrtare gjatë bisedës me Grenellin, Bërnabiq ka thënë se e di përmbajtjen e bisedës së tyre, por se nuk i ka parë shënimet zyrtare.
“Presidenti kryesisht vet i shkruan fjalimet e tij, kështu që nuk më habit se edhe i ka shkruar shënimet zyrtare. Por nuk do të flas për përmbajtjen e kësaj bisede sepse mendoj se ai vet duhet të flet për të”, ka pretenduar Bërnabiq./Insajderi.com.