Bërthama e Tokës po ndryshon, BBC: Do të ndodh diçka … - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Bërthama e Tokës po ndryshon, BBC: Do të ndodh diçka …

    Insajderi
    01 March 2025 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë në 20 vitet e fundit, sipas një grupi shkencëtarësh.

    Forma e saj, zakonisht mendohet si e rrumbullakët, por sipas Prof John Vidale i cili drejtoi kërkimin, skajet e saj në disa vende mund të jenë deformuar me 100 metra lartësi ose edhe më shumë.

    Bërthama e Tokës është praktikisht zemra e planetit tonë pasi prodhon një fushë magnetike që mbron jetën nga djegia prej rrezatimit diellor.

    Bërthama e brendshme rrotullohet në mënyrë të pavarur nga bërthama e jashtme e lëngshme dhe nga pjesa tjetër e planetit.

    Pa këtë lëvizje, Toka do të vdiste dhe do të kthehej në një planet shterp si Marsi, i cili humbi fushën e tij magnetike miliarda vjet më pare, kujton BBC.

    Ndryshimi i formës së saj, sipas studimit, mund të jetë duke ndodhur aty ku skajet e bërthamës së brendshme të ngurtë prekin bërthamën e jashtme të lëngshme e cila është jashtëzakonisht e nxehtë.

    Hulumtimi është publikuar në revistën shkencore Nature Geoscience. Shkencëtarët fillimisht po përpiqeshin të zbulonin përse bërthama e brendshme kishte ngadalësuar lëvizjen në një ritëm më të avashtë se rrotullimi i Tokës përpara se të shpejtonte përsëri në 2010.

    Analiza e re e tyre shqyrton modelet e valëve sizmike nga tërmetet që u përsëritën në të njëjtin vend në periudhën mes viteve 1991 dhe 2023. Kjo ndihmoi për të treguar se si bërthama e brendshme po ndryshon me kalimin e kohës.

    Sipas studiuesve, ndryshimi po ndodh në kufirin e bërthamës së brendshme dhe të jashtme, afër pikës së shkrirjes. Rrjedha e lëngshme e bërthamës së jashtme si dhe tërheqja nga një fushë e pabarabartë e gravitetit, argumentojnë ata, mund të shkaktojë deformim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark