×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Bërtiste e na thoshte tërë jetën do të punojë këtu”- Skeja rrëfen për sjelljen e logopedit abuzues

    Insajderi
    24 February 2023 - 17:39

    Muaj më parë, Gazeta Insajderi ka publikuar një audio-inçizim, në të cilën dëgjohet, logopedi, Iljasa Fazliu duke keqtrajtuar një vajzë të mitur. Ish u.d shefit të Shërbimit të Logopedisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë në QKUK, në inçizim dëgjohet duke sharë e ofenduar fëmijën 5 vjeçar, të diagnostikuar me autizëm.

    Edhe pas publikimit  të aktiti abuziv që Fazliu kishte bërë kundrejt fëmijës, të cilën po e “trajtonte” në ordinancën e tij private, ai ende vazhdon të punojë në SHSKUK.

    Në lidhje me zhvillimin e veprimtarive të tij në një institucion shëndetësorë, aktivistët e OJQ “Qendra për Informim dhe Përmirësim Social”, sot janë mbledhur para hyrjes së repartit të Logopedisë në ShSKUK për të zhvilluar një aksion simbolik.

    Ata në hyrje të këtij reparti kanë vendosur një baner në të cilin shkruhet “RREZIK PËR FËMIJË: KËTU KA ABUZUES! SHKARKONI ILJASA FAZLIUN!”.

    QIPS- aksion për shkarkimin e Iljasa Fazliut

    Në një prononcim për Insajderin, njëri ndër aktivistët e pranishëm, Bind Skeja ka rrëfyer ngjarjen.

    “Nëpërmjet banerit ne kemi dashur të tregojmë se përderisa aty është një abuzues i fëmijëve, ai repart nuk mund të konsiderohet i sigurt për ta. Rrjedhimisht nuk mund t’i rekomandojë qytetarëve të shkojnë dhe të trajtohen aty”, ka deklaruar ai.

    Aktivisti, ka rrëfyer gjiithashtu sjelljen e Iljasa Fazliut kundrejt tyre.

    Iljasa Fazliu

    “Banerin e kemi vendos tek reparti, por nuk ka qëndruar shumë gjatë pasi ka dal z.Fazliu, që filloi të fjaloset me ne dhe bajagi dhunshëm e hoqi banerin dhe e gjuajti në tokë. Ai filloi të ankohej me fjalët “pse po vini po bëni aksione kundër meje, pse po vini këtu”, mandej na është drejtuar me fjalë “qyqana”, mandej thoshte se tërë jetën e tij do të qëndroj (punoj) aty. Qasja e tij ka qenë duke bërtitur, por çfarë mund të presësh nga një njeri që e ka sharë e ofenduar një fëmijë?”, ka deklaruar Skeja për Insajderin./Gazeta Insajderi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark