24 milionë euro kredi nga BERZh-i për Fondin e Sigurimit të Depozitave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    24 milionë euro kredi nga BERZh-i për Fondin e Sigurimit të Depozitave

    Insajderi
    22 December 2016 - 09:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fondi për Sigurimin e Depozitave të Kosovës (FSDK) ka përfituar një kredi 24 milionë euro nga Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

    Kjo u mundësua pas nënshkrimit të  Marrëveshjes ndërkombëtare të garancisë shtetërore për linjën e dytë kreditore ndaj Fondit për Sigurimin e Depozitave, ndërmjet Ministrisë së Financave, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Fondit për Sigurimin e Depozitave.

    Marrëveshja ndërkombëtare  për garancinë shtetërore për linjën e dytë kreditore u nënshkrua nga Ministri i Financave Avdullah Hoti, Drejtoresha e BERZh-it për Kosovë Elena Petrovska.

    Ministri i Financave, Abdullah Hoti, theksoi se nënshkrimi i garancionit me vlerë prej 24 milionë euro ka me 15 vite amortizim.

    Ai ka falënderuar BERZh-in që me këtë linjë kreditore ndikon në stabilizimin e depozitave në Kosovë.

    “Me këtë garancion rritet depozita prej 1 milion euro. Niveli aktual i depozitave qëndron 2.6 deri në 2.7 miliardë euro edhe pse është rritje sërish është e vogël”, tha ai.

    Drejtoresha e BERZh-it për Kosovë Elena Petrovska, tha se është marrëveshja e dytë për Fondin e Depozitave është me rëndësi se i mundëson bankave që përkrah Qeverinë e Kosovës dhe Bankën Qendrore të Kosovës që të kenë një sistem bankarë sa më të qëndrueshëm.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark