Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Hasani, numri 22 në listën e PDK-së, ka shpalosur arsyet pse ka vendosur t’i bashkohet kësaj partie politike.
Hasani ka theksuar se mbështetja institucionale e PDK-së për ndërkombëtarizimin e sportit në Kosovë, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me kryetarin e partisë, Memli Krasniqi, kanë qenë ndër faktorët kryesorë që e kanë shtyrë drejt këtij vendimi.
“Mbështetja institucionale nga PDK-ja për ndërkombëtarizimin e sportit dhe bashkëpunimi i shkëlqyer në vazhdimësi me Memli Krasniqin janë disa nga arsyet që i besova dhe iu bashkova projektit të kryeministrit në ardhje, z. Bedri Hamzës”, ka deklaruar Hasani.