Besim Hasani, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka rikujtuar periudhën kur u arrit ndërkombëtarizimi i sportit kosovar, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të rëndësishme për shtetin e Kosovës.
Hasani ka përmendur edhe legjendën e sportit kosovar, Fadil Vokrri, duke theksuar rolin e tij kyç në këtë proces historik. Ai ka rikujtuar se në atë kohë, për të cilën i është referuar, Vokrri ishte nënkryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe një nga figurat kryesore që kontribuoi në afirmimin ndërkombëtar të sportit të vendit.
Kandidati i PDK-së, i cili garon me numrin 22 në listën e kësaj partie, është zotuar para qytetarëve se do të jetë zëri i tyre për ndryshim dhe zhvillim të Kosovës.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Hasani ka shkruar: “Bashkë përpara — ma besoni votën tuaj, do të jem zëri juaj për ndryshim e zhvillim.”