Insajderi
Zgjedhjet 2026

Besim Mulaj fton qytetarët e Klinës të dalin masivisht në zgjedhje dhe ta votojnë LDK-në

Insajderi
16 January 2025 - 09:56
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Besim Mulaj fton qytetarët e Klinës të dalin masivisht në zgjedhje dhe ta votojnë LDK-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i LDK-së për deputet, Besim Mulaj, ishte i pranishëm në tubimin në Klinë.

Nga atje ai tha se Klina ishte uragan i ndryshimit.

“Sonte uragani i ndryshimit ishte në Klinë! Në një atmosferë të paparë ndonjëherë, qyteti i Klinës u bë epiqendra e shpresës dhe e entuziazmit për ndryshim. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) promovoi me krenari kandidatët e saj për deputet nga Klina, duke treguar se është më e vendosur se kurrë për të sjellë ndryshimin që vendi ka nevojë. Lideri i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, mbajti një fjalim frymëzues, duke theksuar se 9 shkurti është dita kur qytetarët e Kosovës do t’i thonë “Jo më!” qeverisjes së Vetëvendosjes. Ai theksoi domosdoshmërinë për një qeverisje të re që vë interesin e qytetarëve në qendër, duke bërë thirrje që vota të jetë për LDK-në – alternativën që garanton stabilitet dhe zhvillim”, shkroi ai.

Mulaj në postimin e tij në “Facebook”, i ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin masivisht kandidatët nga LDK.

“Unë pata nderin dhe kënaqësinë të takoj shumë qytetarë nga Klina, njerëz të jashtëzakonshëm që ndajnë të njëjtën dëshirë për një të ardhme më të mirë. Me përulësi, iu drejtova atyre me një thirrje të sinqertë: Të dalim masivisht në zgjedhje më 9 shkurt dhe t’i mbështesim kandidatët për deputet nga LDK! Koha është për LDK. Koha është për ndryshim”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark