×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Besimi në zot apo shkencë – cila na ndihmon në situata të vështira?

    Insajderi
    07 March 2019 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një hulumtim i ri ka treguar se mbështetja në një sistem të fortë të besimit, religjion apo shkencë, nuk ndihmon në largimin e stresit, shkruan Insajderi.

    Hulumtimi i publikuar në gazetën ‘Psikologjia e Vetëdijes’, tregon se reflektimi në një  besim personal para një situate stresuese nuk i ndihmon njerëzit të ndihen më mirë, në kundërshtim të perceptime të famshme se besimi në fuqi më të lartë ose një ideologji tjetër na ndihmon të përballemi më një situatë të vështirë.

    Psikologët e universitetit Coventry dhe Albany në New York bën një studim me  100 student të universitetit, gjysma fetar dhe gjysma me një besim shkencor.

    Gjysmës së tyre iu kërkua të shkruanin për një ngjarje të rëndësishme në jetën e tyre ku zoti apo shkenca kishin ardhur në ndihmë, duke i shtyrë që të fokusohen në besimet e tyre, kurse gjysma e tjetër duhej të shkruanin rreth stinës së tyre të preferuar.

    Nivelet e stresit u rritën pasi pjesëmarrësit u kërkuan të argumentojnë rastin e tyre për ose kundër Britanisë duke e lënë BE përpara një paneli i cili do të gjykonte besueshmërinë e argumenteve të tyre.

    Secili nga pjesëmarrësit u monitorua për masa subjektive të stresit së bashku me forcën e ideologjisë për të parë ndikimin reflektimit mbi besimin e tyre, duke i matur rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.

    Nivelit e stresit të cilat janë regjistruar,  nuk kishin dallim mes personave të besime të forta fetare dhe atyre që iu ishte kërkuar të shkruanin për stinët.

    Rezultatet finale i habitën psikologët të cilët nuk po e prisnin të mos kishte rritje të vetëbesimit të personave religjioz dhe reflektimi në fe para një situate stresuese doli se nuk ka përfitim të menjëhershëm./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark