Besimtarët muslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën e solidaritetit dhe paqes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Besimtarët muslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën e solidaritetit dhe paqes

    Insajderi
    30 March 2025 - 07:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, besimtarët muslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën festojnë Fitër Bajramin, një ditë e shënuar që pason përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. 

    Bajrami nuk ka një datë të përcaktuar, ai varet nga shfaqja e hënës së re.

    Gjatë kësaj feste, besimtarët muslimanë mblidhen me familjet dhe miqtë e tyre për të shijuar ushqimin dhe për të shpërndarë dhurata.

    Kjo ditë simbolizon kulmin e sakrificave dhe agjërimit që janë bërë gjatë muajit të Ramazanit. 

    Në këtë ditë, besimtarët muslimanë zhvillojnë namazin e Bajramit në mëngjes dhe i drejtohen lutjeve për paqe dhe begati. 

    Fitër Bajrami sot është falur në orën 06:59.

    Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë. 

    Festimet gjithashtu shoqërohen me aktivitete të ndryshme shoqërore, ku vlera e solidaritetit dhe ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë është e theksuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark