×
  • Sport
  • Sport

    Besnik Hasi: Jam nën presion

    Insajderi
    14 March 2016 - 16:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besnik Hasi ndodhet në presion për t’u shkarkuar nga posti i trajnerit të Anderlechtit, dhe për këtë është i vetëdijshëm edhe vetë trajneri nga Gjakova.

    Pavarësisht fitores së djeshme 3:0 ndaj Kortrijk, Hasi thotë se vazhdon të mbetet në presion.

    “Jam i lumtur që lojtarët reaguan mirë dhe fituan disa kredit, por për mua nuk ka ndryshuar asgjë. Unë mbetem nën presion që nga fillimi i sezonit, dhe dallimi prej 9 pikëve larg nga Club Brugge, më bënë të ndihem në presion dhe kjo që shkruhet në media është normale”, deklaroi Hasi për sajtin zyrtar të klubit.

    Ai është pranë shkarkimit, dhe një gjë e tillë mund të ndodh nëse eliminohet të enjten nga Liga e Evropës.

    Anderlecht luan ndeshjen e kthimit të së tetës së finales me Shakhtar Donetsk. Ndeshja e parë në Ukrainë u mbyll 3:1 për vendasit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark