Qytetarët e Fushë Kosovës dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme në tubimin përmbyllës të Besnik Osmanit. Me këtë tubim, Osmani falënderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe vuri në pah rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit për të ardhmen e komunës.
“Faleminderit nga zemra për pjesëmarrjen tuaj spektakolare sonte! Mbështetja që na dhatë ishte dëshmi e qartë se jemi një familje e madhe, e bashkuar dhe e vendosur për të ardhmen që e meritojmë”, tha Osmani.
Ai shtoi se do të punojë pa u ndalur për qytetarët e Fushë Kosovës, duke theksuar se energjia dhe besimi i tyre e motivojnë për të sjellë ndryshime konkrete.
Osmani shtoi se data 9 nëntor do të jetë një ditë vendimtare dhe se së bashku do të ndërtojnë një Fushë Kosovë më të mirë.