Insajderi
Lajme

Besnik Osmani njofton koalicionin e dytë në garën për kryetar

Insajderi
21 October 2025 - 15:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Besnik Osmani njofton koalicionin e dytë në garën për kryetar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të një komune, Besnik Osmani, ka njoftuar të martën për lidhjen e koalicionit të dytë radhazi në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani bëri të ditur se LDK-ja ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Liberale Egjiptiane.

“Së bashku me Partinë Liberale Egjiptiane, po bashkojmë forcat për çdo rrugë e çdo lagje të komunës sonë. Bashkimi ynë është zëri i bashkëjetesës, barazisë dhe mirëqenies për të gjithë!”, ka shkruar ai.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Valon Prebreza nga VV-ja ka marrë 9,611 vota për kryetar, Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 7,799 vota, Rrahim Tërnava i PDK-së ka marrë 3,441 vota, ndërsa Vildane Latifi e AAK-së ka marrë 251 vota.

Rrjedhimisht, Fushë Kosova ka shkuar në balotazh, më 9 nëntor do të përballen kandidati i LDK-së, Besnik Osmani, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark