Insajderi
Lajme

Besnik Tahiri edhe në këtë legjislaturë, deputeti më aktiv në Kuvendin e Kosovës

Insajderi
12 May 2026 - 13:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Besnik Tahiri edhe në këtë legjislaturë, deputeti më aktiv në Kuvendin e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se edhe në Legjislaturën e Dhjetë të Kuvendit të Kosovës është vlerësuar si deputeti më aktiv, sipas raportit monitorues të publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Tahiri ka theksuar se rikthimi i mandatit dhe besimi i qytetarëve, sipas tij, janë reflektuar në punë të vazhdueshme parlamentare, duke shtuar se edhe më herët, në Legjislaturën e Tetë, kishte qenë deputeti më aktiv.

“Legjislatura e Dhjetë është vazhdim i një angazhimi të dëshmuar ndër vite. Në katër vite radhazi, besimi qytetar është kthyer në punë, përkushtim dhe përfaqësim dinjitoz,” ka deklaruar Tahiri.

Ai ka shtuar se edhe në aktivitetet e grupit parlamentar, AAK del me mesatare të lartë të fjalimeve për deputet, krahasuar me grupet më të mëdha parlamentare, duke theksuar se aktivizmi nuk lidhet me numrin e deputetëve, por me vullnetin për përfaqësim.

“Besimi i qytetarëve duhet ruajtur, sepse është i shenjtë,” ka përfunduar Tahiri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark