Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka ndarë pamje nga tubimi në qytetin e Ferizajt.
10-shi i koalicionit AKK-Nisma tha se kujdesin për femijët dhe të ardhmen e Kosovës nuk e bëjnë ata që për 4 vjet mrizuan e u sjellën si regjim autoritar.
“Të fala edhe nga Ferizaj – Kosovën fituese dhe kujdesin për femijët dhe të ardhmen e Kosovës nuk e bëjnë ata që për 4 vjet mrizuan e u sjellën si regjim autoritar por ata që lanë punë e vepra tash e 25 vjet”, u shpreh Tahiri.