Insajderi
Botë

“Beteja fillon tani” – lideri i Iranit paralajmëron Izraelin

Insajderi
18 June 2025 - 10:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Beteja fillon tani” – lideri i Iranit paralajmëron Izraelin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka lëshuar një mesazh kërcënues në rrjetin social X, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit me Izraelin.

“Në emër të Haidarit të nderuar, beteja fillon tani,” ka shkruar Khamenei, duke iu referuar figurës së Aliut – Imam i parë për myslimanët Shiit dhe pasues i profetit Muhamed.

Krahas këtij mesazhi në gjuhën perse, Khamenei ka postuar edhe një deklaratë, ku thuhet “Duhet të japim një përgjigje të fuqishme regjimit terrorist të sionistëve. Nuk do të tregojmë asnjë mëshirë ndaj sionistëve.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark