Insajderi
Lajme

Beteja për diasporën – LDK aktualisht forcë e dytë, PDK mbetet prapa me votat me postë

Insajderi
08 January 2026 - 21:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Beteja për diasporën – LDK aktualisht forcë e dytë, PDK mbetet prapa me votat me postë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Derisa numërimi i votave nga diaspora po shkon drejt fundit, rezultatet e fundit nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) shpërfaqin një garë të fortë mes partive opozitare. Pas Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mban një kryesim të paarritshëm, Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar pozitën e dytë në raport me votat e dërguara përmes postës.

Sipas përditësimit të fundit në sistemin e QNR-së, ku janë procesuar 157 nga 182 njësi (86.26%), renditja e subjekteve kryesore për votat me postë është si vijon:

Lëvizja VETËVENDOSJE!: 72.70% (31,013 vota)

LDK: 10.19% (4,345 vota)

PDK: 9.20% (3,926 vota)

AAK: 3.91% (1,667 vota)

Ndonëse në rezultatet e përgjithshme brenda Kosovës diferenca mund të jetë ndryshe, te votat e mërgatës që vijnë përmes postës, LDK-ja e Lumir Abdixhikut ka arritur të grumbullojë më shumë vota se PDK-ja e Bedri Hamzës.

Aktualisht, diferenca mes tyre është 419 vota në favor të LDK-së.

Në QNR po vazhdon procesi për numërimin e pjesës së mbetur të zarfeve, ku pritet që brenda pak orësh të mbyllet i gjithë procesi i numërimit për këtë kategori./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark