Insajderi
Lajme

Betohen anëtarët e rinj të KQZ-së, këta janë përfaqësuesit e partive politike

Insajderi
31 August 2026 - 11:46
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Betohen anëtarët e rinj të KQZ-së, këta janë përfaqësuesit e partive politike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) janë betuar në Presidencë, para Ushtrueses së Detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu.

Ceremonia e betimit shënon zyrtarisht fillimin e mandatit të anëtarëve të rinj të KQZ-së.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm 10 anëtarë, përfshirë edhe kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Dy prej anëtarëve të rinj, Hysen Durmishi dhe Violeta Salihu, janë përfaqësues të LVV-së.

Ndërkaq, tri partitë tjera më të mëdha opozitare përfaqësohen me nga një anëtar në KQZ.

Nga PDK-ja, anëtar i KQZ-së do të jetë Rashit Qalaj, nga LDK-ja Ilir Fetahu, ndërsa nga Aleanca Muharrem Nitaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark