×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Betonizohen pemët përballë stacionit policor në Gjakovë për përfitimin e dy bizneseve

    Insajderi
    31 March 2024 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përballë stacionit të Policisë në Gjakovë, dy biznese kanë betonizuar pemët e qytetit atje. Insajderi ka mësuar se të dy bizneset në fjalë, qebaptore ‘Saranda’ dhe mishtore ‘Lleshi Y’ e kanë bërë këtë me qëllim që ta shfrytëzojnë si terrasë.

    Insajderi ka siguruar pamje nga atje, ku dy pemë shihen të betonizuara nga dora e njeriut.

    Këto veprime duket se i kanë bërë dy biznese, me qëllim që t’i “zgjerojnë” përfitimet e tyre, duke dëmtuar ambientin.

    Në pjesën përballë stacionit të Policisë, bizneset qebaptore ‘Saranda’ dhe mishtore ‘Lleshi Y’ po synojnë që ta shtrijnë terrasën.

    Para hiç më larg se dy javësh një qytetar është parë duke prerë një pishë në Gjakovë. Reagime të shumta janë parë në Facebook. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark