Beyonce dhe Jay-Z blejnë makinën më luksoze në botë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Beyonce dhe Jay-Z blejnë makinën më luksoze në botë

    Insajderi
    29 May 2021 - 16:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çifti Carter mund të ketë shtuar në koleksionin e tyre të makinave edhe makinën më luksoze në botë.

    Këtë javë, Rolls-Royce prezantoi makinën Boat Tail, me vlerë 28 milionë dollarë, për një klient që qartazi e ka luksin ta blejë.

    “Mendohet se kjo makinë fantastike është porositur nga Beyoncé dhe Jay-Z, pasi shumë detaje përputhen me gjërat e tyre të preferuara,” tha një ekspert i industrisë për Telegraph.

    E ndërtuar për rrugicat mesdhetare të Rivierës Franceze, ku Beyoncé dhe Jay-Z kanë qenë shpesh, makina luksoze përmban një frigorifer për të mbajtur të ftohtë Armand de Brignac. (Jay-Z shiti 50% të aksioneve në Armand de Brignac tek Moët Hennessy në shkurt).https://cas.criteo.com/delivery/afr.php?ptv=108&abp=1&zoneid=1409947&cb=76467535018&nodis=1&charset=UTF-8&dc=3&atfr=0&loc=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fbeyonce-dhe-jay-z-blejne-makinen-me-luksoze-ne-bote%2F

    Makina ka ngjyrën blu – ndoshta që lidhet me vajzën e tyre, Blue Ivy – si edhe një orë për burra dhe një për gra nga Bovet 1822, të cilat mund të lihen në makinë ose të mbahen me vete.

    Torsten Müller-Ötvös, drejtori ekzekutiv i Rolls-Royce Motor Cars, e ka quajtur Boat Tail “projektin më ambicioz deri më tani”. Sigurisht që Beyoncé dhe Jay-Z, me pasuri përkatësisht $500 milionë dhe $1.4 miliardë, mund ta përballojnë.

    Përfaqësuesit e çiftit nuk kanë komentuar, ndërkohë që Rolls-Royce nuk ka dhënë asnjë koment mbi spekulimet për pronarët e makinës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark