Njësitë e magazinimit në Los Angjelos të cilët përmbanin gjëra të Beyonces janë targetuar për herë të dytë këtë muaj nga hajnat.
Ata kanë vjedhur disa çanta dhe fustane që i përkasin këngëtares 39 vjeçare.
TMZ raporton se këto gjëra ishin marrë me qira nga kompania e saj e produksionit “Parkwood Entertainment” dhe se edhe gjërat nga vjedhja e parë që kishte ndodhur i takonin Beyonces, transmeton Koha.net. Vjedhja e dytë përfshin çanta dore, lodra të fëmijëve dhe fotografi të një stilisti të Beyonces. Policia e Los Angjelosit është duke i hetuar vjedhjet mirëpo deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.
Kujtojmë se Beyonce ka hyrë në histori këtë muaj, duke u bërë këngëtarja femër me më së shumti “Grammy” të fituara në karrierën e saj.
Vetëm në ceremoninë e këtij viti të “Grammy” e cila u mbajt këtë muaj, Beyonce ka fituar katër çmime: Best R&B Performance për këngën ‘Black Parade’, Best Rap Song and Best Rap Performance për këngën ‘Savage’ me reperen Megan Thee Stallion, dhe Best Music Video për këngën ‘Broën Skin Girl’.