×
  • Lajme
  • Lajme

    Biden i dërgon letër Vuçiqit për pavarësinë e Serbisë, thotë se “ka arritur progres” në dialog me Kosovën

    Insajderi
    14 February 2024 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në nder të përvjetorit të ditës së shtetësisë së Serbisë. Aty, Biden vlerëson se Serbia ka arritur progress vitin e kaluar në raport me dialogun me Kosovën.

    Siç raporton N1-shi serb, në letër “vlerësohet mbështetja që Serbia i dha Ukrainës”. Mirëpo, në letër s’përmendet edhe mos-vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Inkurajoj Serbinë që të vazhdojë me progresin e arritur të vitit të kaluar në Dialogun me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian”, thuhet ndër të tjera.

    “Në emër të popullit të SHBA-së ju dërgoj urimet më të mira për ju dhe popullin serb me rastin e festimit të Ditës së Shtetësisë më 15 Shkurt”, ka shkruar presidenti i SHBA-së, teksa thekson se “ SHBA vlerëson mbështetjen që Serbia i dha Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të saj territorial kur u përball me pushtimin brutal të Rusisë”.

    “Marrëveshja për normalizim dhe zbatim paraqet hapa kyç drejt një të ardhmeje më paqësore dhe më të suksesshme për Serbinë, rajonin dhe Evropën”, thuhet tutje në urimin e presidentit amerikan. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark