Sapo është njoftuar se Uragani Milton është dobësuar në stuhi të kategorisë së tretë, nga kategoria katër sa pritej të ishte.
Kjo ka ndodhur pasi shpejtësia e erërave të stuhisë ka rënë – kategoria tre është kur erërat janë deri në 208km/h dhe katër kur erërat shkojnë deri në 251km/h, raporton BBC.
Dje, Qendra Nacionale Amerikane e Uraganeve tha se fuqia e Miltonit me gjasë do të ulej kur të prek tokën – që pritet të ndodhë më vonë.
Ndërkaq, zyrtarët e Floridës kërkuan nga qytetarët që të evakuohen ose do të ballafaqohen me shanse minimale për mbijetesë.