Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një mbledhje urgjente ministrat e tij, njofton mediumi shqiptar Opinion.al, transmeton Insajderi.
Zhvillimet vijnë pas deklaratës bombë të Ilir Metës që paralajmëroi rënien e koalicionit dhe kërkoi qeveri teknike me dhe pa reformën në drejtësi.
Burime të sigurta i thanë Opinion.al se në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme Rama ka thirrur urgjent në vilën qeveritare në Durrës, ministrat e PS dhe eksponentë të lartë të Partisë Socialiste.
Mbledhja po vazhdon edhe në këto momente, sipas Opinion.al. /Insajderi.com