×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bie kostoja e ndërtimit në Kosovë

    Insajderi
    08 June 2023 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit për tremujorin e parë 2023.

    Sipas këtij publikimi, indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pati rënie për (-1.3%) në tremujorin 2023, krahasuar me tremujorin e njejt në vitin 2022.

    Rënie më të madhe kishte: transporti (-6.9%); materialet (-1.4%); dhe pagat (-0.4%).

    Ndërsa, rritje kishte te: kostot e tjera (1.4%); makineritë (0.9%); dhe energjia (0.5%).

    Ndërkaq, krahasuar tremujori i parë i vitit 2023 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit kishte rritje për 3.3%.

    Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë pati rritje për 3.3% në tremujorin e parë të vitit 2023, krahasuar me vitin 2022.

    Rritja kryesisht u vërejt te: transporti (16.4%); makineritë (11.1%); kostot e tjera (10.1.%); pagat (2.8%); dhe materialet (2.4%).

    Ndërsa, kishte rënia te energjia me (-14.9%).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark