Çmimet e arit ranë nën 4,000 dollarë për ons të martën, ndërsa dollari arriti nivelet më të larta tremujore.
Arit ra për 0.8% në 3,968.09 dollarë, që nga orët e mëngjesit.
Kontratat e ardhshme të arit të SHBA-së për dorëzim në dhjetor u lehtësua për 0.9%.
“Me dollarin që arrin nivele të reja maksimale, po shohim se ka peshë në tregun e arit… një pjesë e kësaj force të fundit në dollar dhe pesha në tregun e arit vjen nga gjasat më të pakta të një uljeje të mundshme të normës në dhjetor”, tha David Meger, drejtor i tregtimit të metaleve në High Ridge Futures.
Edhe pse Fed uli normat javën e kaluar, Kryetari i saj, Jerome Powell sugjeroi se kjo mund të jetë ulja e fundit e vitit. Tregtarët tani shohin një shans prej 71% për një ulje të normës së interesit në dhjetor, krahasuar me më shumë se 90% një javë më parë, tregoi CME FedWatch. /Insajderi.org/