×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Big Brother Albania kthen dhunën në familje në shaka

    Insajderi
    25 October 2021 - 17:59

    Javën e kaluar gazetarja dhe pjesëmarrësja e Big Brother Albania, Rudina Demneri, ndau në emision se ajo ka qenë viktimë e dhunës në familje. Gjatë emisionit të transmetuar të premten në 15 tetor, burri Rudinas ishte i ftuar në studio. Ai sollime vete një dhuratë që përmbante një mesazh kërcënues për gruan e tij.

    Historia ka bërë bujë në mediat shqiptare, por pak kanë vënë në pikëpyetje normalizimin e dhunës ndaj grave në televizionet shqiptare. Donte të më përplaste kokën ne tokë. Edhe unë që mbahesha tek ai, sepse mendoja se do të më plaste koka në tokë si shalqi, i thotë Rudina Demneri shoqes së saj në shtëpinë e Big Brother.

    Ajo rrëfen ngjarjet e asaj dite dhe shpjegon se dëshmitar të këtij abuzimi ishin vajza etezes se saj dhe vajza e tyre e vogël. Vajza e tezes terhiqte Andrein ndersa goca vinte mbrapa vajzes tezes për të na nderhyrë ne.

    Më vonë gjatë javës, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Big Brother, Rudina Demneri kërkohet nga prezantuesja Arbana Osmani, të shkojë në Dhomën e Rrëfimit, ku e pret një dhuratë nga burri i saj. Rudina Demneri hap paketën e mbështjellë bukur dhe gjen njëstatujë Oskar. Në pjesën e përparme janë gdhendur fjalët “Aktorja më e mirë e BigBrother”. Jam e sigurt qe Anderi nuk e ka shkruar kurre kete, thotë Rudina Demneri, e hutuar pasi hapi paketën.

    Fatkeqësisht thotë prezantuesja Arbana Osmani, ai e shkroi atë dhe mendon kështu. Rudina Demneri më pas i kërkohet të shkojë në kopshtin ku do të takojë burrin e saj, artistin Andrei Vornicu.

    Dhuna kthehet në shaka

    Rudina Demneri është dukshëm e emocionuar teksa del jashtë. Në anën tjetër të një muri qelqi, Andrei Vornicu shfaqet i lumtur dhe i buzëqeshur. Kur Rudina Demneri përballet me të se e ka quajtur aktore ai qesh dhe e pyet nëse e ka vënë re pjesën e pasme të statujëssë Oskarit.

    Ajo e lexon atë: “Pusho se lam nam.”

    Andrei Vornicu vazhdon të bëjë shaka për dhunën që ka ushtruar ndaj saj. Ai minimizon dhunën ndaj saj duke deklaruar vazhdimisht se nuk ishte aq e rëndë, aq e ashpër dhe aq dramatike.

    Ai nuk e mohon abuzimin dhe thotë se nuk është i mërzitur nga fakti që ajo ndau historinë, por përkundrazi që historia ishte e ekzagjeruar dhe përmbante disa përralla dhe aktrime. Vetëm një herë prezantuesja emisionit Arbana Osmani pyet në mënyrë kritike Andrei Vornicu.

    Ai po insinuon që ti e ke egzagjeruar dhe mua më vjen shume keq qe vjen nje burre qe ne nje moment te caktuar te jetes se tij ka qene dhunues dhe e minimizon dëmin dhe dhimbjen. Ndoshta mua si grua. Ndoshta e kam une gabim, thotë Arbana Osmani.

    Nga ana tjetër, Arbana Osmani pyet Rudina Demnerin pse ajo vendosi të ndajë historinë esaj pasi ka ngritur shumë pyetje në shoqëri. Ajo gjithashtu pyetet se si mendonte se familja e saj dhe burri i saj kishin reaguar pasi kishin dëgjuar se ajo kishte ndarë historinë e saj.

    Normalizimi i dhunës ndaj grave në televizion dhe në mediat shqiptare

    Silvana Rusi është eshte avokate e specializuar në të drejtat e njeriut në Shqipëri. Ajo shpjegon se për një kohë të gjatë Big Brother Albania ka shërbyer si një platformë në të cilën tabutë janë thyer, por që nuk është më kështu. Mediat shqiptare, thotë ajo, janë orientuar plotësisht drejt fitimit dhe klikimit.

    – Për të njëmijtë herë i takon grupeve të shoqërisë civile dhe individëve të zakonshëm të denoncojnë publikisht tmerre të tilla pasi organi publik zyrtar nuk ngre gishtin.

    Dhe meqenëse organi publik zyrtar merr paratë e taksapaguesve për këtë, qytetarët nuk mund të jenë mbikëqyrës të çdo prodhimi të vetëm mediatik, thotë ajo.

    Silvana më tej thekson se Top Channel, stacioni televiziv që transmeton Big Brother, ka një histori të instrumentalizimit të dhunës kundër grave dhe dhunës në familje për të krijuar televizion të bujshëm. Top Channel u themelua në vitin 2001 nga Dritan Hoxha i cili ishte një biznesmen shqiptar.

    Tre vjet më parë ai kishte themeluar Top Media i cili shpejt u bë grupi më i madh mediatik në Shqipëri. Pasi vdiq në vitin 2008, gruaja dhe fëmijët e tij trashëguan Top Median. Ata janë tani bashkëpronarë të grupit mediatik dhe prodhues të shumë prej programeve që transmetohen në Top Channel.

    Viktimat e dhunës në familje ftohen të përballen me autorët e tyre në televizion.

    Si shembull, Silvana Rusi përmend emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, transmetuar gjithashtu në Top Channel, në të cilin një burrë ishte i ftuar dy herë në shfaqje. Ajo shpjegon se burri jetonte me dy gra, qëllimi kryesor i të cilave ishte t’i shërbenin atij.

    – Ata jetojnë në një fshat në një zonë të thellë të Dibrës në kushte të mjerueshme. Top Channel bëri një shfaqje nga ajo. Ishte irrituese, thotë Silvana Rusi.

    Në një episod tjetër të të njëjtit emision të transmetuar më 25 janar 2020, ishte i ftuar një burrë që e çoi gruan e tij në pyll dhe abuzoi rëndë ndaj saj.

    – Kur ika prej duarve te tija thashe se po te kisha ndenjtur atje me shume, ndoshta sot nuk do te isha ketu, tha gruaja në emision.

    Xheni Karaj, Drejtore e Aleancës LGBTI thotë se kjo nuk është hera e parë që media shqiptare justifikon dhe legjitimon dhunën ndaj grave.

    – Në shumë raste të tjera ne kemi parë që mediat raportojnë krime kundër grave si krime pasioni ose përpiqen të fajësojnë gruan dhe të justifikojnë autorin, thotë Xheni Karaj.

    Ajo vazhdon të shpjegojë se mentaliteti patriarkal në të cilin gratë shihen si pronë e familjeve të tyre duhet të ndryshojë. Ajo thotë se duke u perceptuar gruaja si pronë, familjet dhe burrat mund të bëjnë çfarë të duan me gratë, madje t’i rrahin dhe t’i vrasin dhe shoqëria do të justifikojë gjithçka që u bëhet grave.

    Një përmirësim tjetër i rëndësishëm që nevojitet, thotë ajo, është zbatimi më i mirë i ligjit.

    – Zakonisht, kur raportohet dhuna, policia i thotë gruas të kthehet te familja e saj dhe se ai që të rreh, të do, shpjegon ajo.

    Së fundi, Xheni Karaj pohon se nevojitet ngritja e kapaciteteve për gazetarët në mënyrë që ata të kuptojnë dhe të raportojnë më mirë për çështjet gjinore.

    – Gazetarët duhet të kuptojnë se është e papranueshme të përdoret dhimbja dhe trauma e vajzave dhe grave vetëm për shfaqje, thotë ajo.

    Dhuna ndaj grave në Shqipëri

    * 52.9% e grave shqiptare të moshës 18-74 vjeç, në një moment të jetës së tyre kanë përjetuar dhunë nga partneri.

    * Një në tre, ose 33.7%, raportojnë se aktualisht perjetojne dhunë nga partneri.

    * 12 gra janë vrarë në nëntë muajt e para të vitit 2021 nga partnerët e tyre në Shqipëri.

    Burimi: Instituti Shqiptar i Statistikave, INSTAT

    Gilma Boci & Mirja Lakso

    Perkthyer nga: Genta Banushi

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark