Në familjen e këngëtares Big Mama ka festë dhe këtë e ka zbuluar vetë ajo përmes një postimi në Instagram.
Big Mama ka lajmëruar se ka ardhur në jetë mbesa e saj dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq.
“Takimi i parë me hallën. Mirë se na erdhe Doa. Paç jetë të gjatë dhe të lumtur”, ka shkruar ajo.
Big Mama edhe pse vitet kalojnë vijon të mbetet një ndër artistet më të preferuara të shqiptarëve dhe jo vetëm. Këngëtarja ndonëse ka vendosur që të shkëputet paksa nga muzika duke sjellë shumë rrallë herë projekte të reja, ende e ruan atë simpatinë e ndjekësve. Pak muaj më parë ajo solli projektin e saj më të fundit që mban titullin “Kanagjegji”.
Artistja ka paralajmëruar dhe një këngë me të madhin Sabri Fejzullahu, e cila do t’i dedikohet babait të saj të ndjerë.