Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët mysliman se manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit, apo siç nihet ndryshe si “Bajrami i Madhë”do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Bashkësia Islame përmes një komunikate lajmëron se muaji i Ramazanit përfundon ditën e hënë. Kurse, dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të martën.
“Manifestimi fillon në ora 04:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Sulejman Fejzullahi”.
“Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:40 minuta të cilit do t’i prijë, Sabri Bajgora-kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë”, shkruan në Komunikatën e BIK.
Sipas komunikantës Myftiu Naim Tërnava, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00. /Insajderi