Insajderi
Lajme

BIK publikon vaktinë e Ramazanit 2026 në Kosovë

Insajderi
29 January 2026 - 21:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
BIK publikon vaktinë e Ramazanit 2026 në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka publikuar vaktinë zyrtare për Ramazanin 2026, e cila do të jetë në fuqi për të gjithë territorin e Kosovës.

Muaji i shenjtë i Ramazanit nis të enjten, më 19 shkurt, me syfyrin që përfundon në orën 04:49 dhe iftarin në orën 17:21.

Agjërimi i ditës së parë do të zgjasë 12 orë e 32 minuta, ndërsa deri në fund të muajit, kjo kohë do të rritet në 13 orë e 51 minuta.

Ramazani do të përfundojë me festën e Fitër Bajramit më 20 mars 2026, kur namazi i Bajramit falet në orën 06:18. Vaktia do të shërbejë si udhërrëfyes ditor për besimtarët gjatë gjithë muajit të agjërimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark