×
  • Sport
  • Sport

    Bilbao mposht sërish Atletikon, baskët në finale të Kupës së Mbretit

    Insajderi
    01 March 2024 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Atletik Bilbao dhe Majorka janë dy skuadrat finalist të Kupës së Mbretit në Spanjë, me baskët të cilët u konfirmuan pasi eliminuan Atletikon e Madridit.

    Mbrëmjen e së enjtes në San Mames, të besuarit e Valverdes prodhuan një ndeshje spektakolare, duke mos e vendosur për asnjë çast në dyshim fitoren, e duke shkuar deri në stacionin e fundit të këtij kompeticioni, për të cilin padiskutim mund të konsiderohen ekspertë.

    Një pjesë e parë që nisi mirë pas vrullit që i dhanë dyshja Inaki e Nico Willimas, të cilët shënuan nga një gol në minutat 13 dhe 42’.

    Atletiko shpërdoroi disa mundësi për të shënuar, ndërsa në fraksionin e dytë panorama ishte e njëjtë. Bilbao që provonte me kundërsulme, ndërsa në minutën e 61’ vulosi fitoren 3-0 me golin e Guruzeta, i cili nuk e pati të vështirë ta ndalte topin në rrjetë, pas një vendosje jo të mirë të difensivës kundërshtare.

    Edhe në Wanda Metropolitano ishin baskët që triumfuan në ndeshjen e parë 0-1, duke bërë që rezultati total të jetë 4-0, e duke avancuar si favoritë në finale për fitimin e trofeut. Plot 23 herë e ka fituar kupën e mbretit kjo skuadër, teksa rekordin e mban Barcelona me 31 trofe, ndërsa në vendin e 3-të qëndron Reali me 20. Sa i përket Majorkas, ka fituar vetëm 1 kupë mbreti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark