Big Brother VIP Albania vjen me disa risi në këtë sezon të katërt.
Përveç faktit që do të bashkohen edhe personazhe jo publikë, një risi ndodhet tashmë edhe në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ledion Liço u ka treguar banorëve se në shtëpi ndodhen 6 kuti me avantazhe, të cilat banorët mund t’i përfitojnë. Por ai paralajmëroi se me një avantazh vjen dhe një dënim.
“Disa kuti që mund ti keni vënë re në biletë kthimi cek 500 mijë euro unazë, informacion nga jashtë, ftesë për personin e zemrës dhe imunitet. Për të përfituar një nga këto avantazhe, duhet të thyeni xhamin, por kujdes”, u shpreh ai.
Tutje theksoi: “Me avantazhin vjen edhe një dënim, që mund të jetë individual, por edhe kolektiv që ju prek të gjithëve. Prandaj, mendojeni mirë para se të thyeni xhamin”.
Edicioni i katërt filloi të shtunën (21 dhjetor) dhe në të hynë 17 konkurrentë të fushave të ndryshme.
Opinionistë të këtij sezoni janë: Arbër Hajdari dhe Neda Balluku.