Bima që vret viruset në ajër dhe shëron mushkëritë - Insajderi
×
LifeStyle

Bima që vret viruset në ajër dhe shëron mushkëritë

Insajderi
31 March 2020 - 17:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dihet që temjani përmban bashkime kimike të ngjashme me shumë halucinogjenë

Aroma e temjanit vërtet zbut dhembjet shpirtërore, ia kthen njeriut ndjenjën e qetësisë dhe të sigurisë.

Ky është fakt. Siç është fakt që temjani eliminon mikrobet në ajër, ujë dhe, ajo që është më e rëndësishme, në trup!

Mirëpo forcat efektive të temjanit janë shumë më të mëdha.

Mjekësia Lindore e vlerëson shumë temjanin për faktin që shëron plagët të cilat dregëzohen ngadalë, zvogëlon vurratat.

Ndihmon te dhembjet në nyje dhe muskuj, zvogëlon rrjedhjen e gjakut nga hunda, jep energji dhe forcë.

Temjani përdoret për shërimin e sëmundjeve të mushkërive. Ndërsa me aromën e vet rrit kujtesën.

As mjekësia bashkëkohore nuk ka qëndruar indiferente ndaj efikasitetit me rastin e shërimit me temjan.

Për shembull, në Evropë dhe Amerikë temjani përdoret në rastet e shërimit, mirëpo kryesisht përdoret në mjekësinë alternative e cila ka arritur nga India, Kina dhe Tibeti.

Pos që do t’ju qetësojë mendjen dhe forcojë dëshirën, temjani do të dezinfektojë hapësirën dhe do të vrasë të gjitha viruset në ajër.

Në aromaterapi përdoret për lirimin nga stresi, ngarkesa psikike, histeria dhe depresioni.

Për t’u arritur efekti i duhur, është e nevojshme që në dorë të vendoset pak vaj dhe të thithet aroma e saj disa herë në ditë.

Është i shkëlqyeshëm për inhalim, në një litër ujë të nxehtë hidhet një lugë e madhe e tinkturës së temjanit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark