Bisedime ushtarake Britani – Rusi për uljen e tensioneve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Bisedime ushtarake Britani – Rusi për uljen e tensioneve

    Insajderi
    01 March 2017 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtarë të lartë ushtarakë të Britanisë dhe Rusisë e kanë mbajtur një takim mbrëmë në Moskë, që synonte evitimin e përplasjeve dhe uljen e tensioneve, që kanë arritur në pikën më të lartë prej Luftës së Ftohtë.

    Zëvendësshefi i shtatmadhorisë së Rusisë, Aleksandr Zhuravlyov, dhe kolegu i tij britanik, Gordon Messenger, “kanë diskutuar për gjendjen dhe perspektivën e ripërtëritjes së bashkëpunimit ushtarak”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

    Vlerësohet se ky ishte njëri nga takimet e rralla ndërmjet zyrtarëve ushtarakë të të dy vendeve kohëve të fundit.

    Lidhjet ndërmjet dy shteteve janë përkeqësuar pas marsit të vitit 2014, kur Rusia e aneksoi Krimenë e Ukrainës dhe pas intervenimit ushtarak të Rusisë në Siri, në vitin 2015, shkruan REL.

    Ministria e Mbrojtjes e Britanisë ka vlerësuar se takimi “ishte një mundësi e rëndësishme në aspektin e menaxhimit të situatës dhe evitimit të rrezikut gjatë aktiviteteve tona përkatëse mbrojtëse”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark