Rreth orës 15:00 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën takimin e përbashkët, me ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë, shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Tash kanë kaluar katër orë nga ky moment, dhe ende nuk ka asnjë informatë zyrtare se çfarë po ndodh brenda Vilës Biljana në Ohër ku po vazhdojnë bisedimet Kurti-Vuçiq, shkruan Gazeta Insajderi.
Para rreth një ore u raportuar se takimi ka përfunduar.
Por, më pas u mor vesh se palët kanë shkruar në pauzë për të rifilluar sërish bisedimet, shkruan Gazeta Insajderi.
Por, para këtyre takimeve, Kurti dhe Vuçiq në mëngjes – rreth orës 10:00 takuan ndaras shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Në agjendë janë diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Mbetet të shihet se pas rreth nëntë orë bisedimesh duke nisur nga mëngjesi, e duke vazhduar edhe në këto orë të mbrëmjes nëse palët do të arrijnë ndonjë marrëveshje.
Lexo edhe: