×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bislimi: Deklaratat e Vuçiqit në CNN fakte të rreme

    Insajderi
    03 June 2023 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i Ekipit Negociator të Kosovës, Besnik Bislimi i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq lidhur me deklaratën e këtij të fundit se Serbia ka implementuar të gjitha marrëveshjet që nga 2013 e deri sot.

    Bislimi thotë se një gjë e tillë s’është e vërtetë dhe nuk konsiston me realitetin.

    “Janë fakte të rreme, propagandë e pastër”, ka shkruar Bislimi.

    Në këtë reagim ai ka bashkëngjitur një listë të shkeljeve që ka bërë Serbia.

    Këtu Bislimi ka përmendur shkeljen që Serbia ia ka bërë marrëveshjes lidhur me deklarimet dhe thirrjet kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe votën kundër në Këshillin e Evropës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark