×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Bislimi në Bruksel nuk u diskutua për Asociacionin: Ska pasur takim trepalësh

    Insajderi
    28 February 2022 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se në Bruksel nuk ka pasur takim trepalësh pasi që temë diskutimi ka qenë energjia.

    Ai në një konferencë për media ka bërë të ditur se nuk ka pasur kërkesë nga Bashkimi Evropian për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

    “Nuk ka pasur asnjë kërkesë nga Bashkimin Evropian as tani, as në të kaluarën për asociacionin. Nuk ka pasur takim trepalësh për arsye se tema që e kemi diskutuar ka të bëjë me energjinë, dhe tek energjia kemi folur për një marrëveshje të kaluar tek implementimi i marrëveshjeve të kaluara, partner monitorues dhe asistues e kemi Bashkimin Evropian, andaj nuk ka nevojë për takime trepalësh”, tha ai para mediave.

    Gjithashtu, gjatë konferencës ministri ka folur edhe për agresionin e Rusisë ndaj Serbisë, duke thënë se është shqetësues sjellja e Serbisë.

    “Destabilizimi nga Serbia është i mundur, prandaj Qeveria po e përcjell situatën me vëmendje”, deklaroi Bislimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark