×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Bislimi nuk shkon për raportim në komisionin për integrim evropian, dështon mbledhja

    Insajderi
    21 July 2023 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian, pasi zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi nuk ka shkuar për raportim.

    Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi, tha se Bislimi e ka konfirmuar një ditë më herët pjesëmarrjen e tij në Komision, por se nuk ka shkuar për të raportuar.

    “Sot e pamë që kjo ka qenë e qëllimshme pasi nuk ishin prezentë as deputetët e pozitës. Qëllimi i takimit ka qenë që Bislimi të tregojë në lidhje me sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, sepse ne si Komision ende nuk e kemi listën e projekteve për IPA dhe në bazë të rregullores zëvendëskryeministri do duhej ta sillte listën e projekteve. Po shihet serioziteti i kësaj Qeverie”.

    “Ai do të duhej të vinte të na tregonte për takimin në Bratislavë, një takim që do duhej të ndodhte në Bruksel dhe jo atje”, ka thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark