Bislimi: Vuçiq e kupton që duhet ta njohë Kosovën, por duhet përgatitur terreni në Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Bislimi: Vuçiq e kupton që duhet ta njohë Kosovën, por duhet përgatitur terreni në Serbi

    Insajderi
    22 October 2022 - 08:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i ekipit negociator në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se fillimisht dialogu me Serbinë ishte planifikuar të zgjasë dy vjet, derisa sot po hyjmë në vitin e dymbëdhjetë të këtij procesi.

    Bislimi tha se Vuçiq në takime private para zyrtarëve në Bruksel thotë se e kupton që duhet ta njohë Kosovën, por duhet të përgatitet terreni në Serbi.

    “Vuçiq në takime private para zyrtarëve në Bruksel thotë se e kupton që duhet ta njohë Kosovën, por duhet të përgatitet terreni në Serbi, duhet kohë dhe pastaj në publik thotë se nuk do ta njohë kurrë. Njohja reciproke do të kontribuonte në shfrytëzimin shumë më të mirë të resurseve që ka Kosova dhe Serbia, të cilat ne mund t’i ofrojmë edhe Evropës. Por ajo që ne u përpoqëm të vërtetojmë në Bruksel është se përparimi i Kosovës nuk varet nga vetë njohja. Njohja është e rëndësishme për ne, kontribuon për paqen, por Kosova mund të zhvillohet pa njohje. Në fakt, ne kemi dokumentuar gjatë 18 muajve të fundit se në këtë rast njohja dhe normalizimi i kontribuojnë më shumë Serbisë sesa Kosovës”, ka deklaruar Bislimi.

    Ai ka theksuar se Kosova tashmë është demokratizuar dhe e ka rritjen më të madhe ekonomike ndonjëherë në rajon.

    Sipas Bislimit Kosova ka progres të madh edhe në sundimin e ligjit, gjë e cila siç ka thënë ai nuk mund të thuhet për Serbinë.Shefi i ekipit negociator të Kosovës shtoi se, nëse njohjen reciproke e shohim si peng, atëherë Serbia është më shumë se Kosova peng i kësaj njohjeje reciproke./RTK/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark