Biznesmeni Fazliç fitoi ilegalisht 1.5 milion euro në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznesmeni Fazliç fitoi ilegalisht 1.5 milion euro në Shqipëri

    Insajderi
    17 December 2016 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç ka përfituar 1.7 miliardë lekë apo 1.5 milionë euro padrejtësisht, me anë të rimbursimit të TVSH-së nga Tatimet në Shqipëri.

    Lajmi është evidentuar nga ana e Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimet pas kallëzimit të bërë nga Drejtoria e Hetimit Tatimor në Tiranë.

    Sipas prokurorisë abuzimi ka ndodhur me rastin e ndërtimit të terminalit për produktet e naftës në zonën industriale të Porto Romanos, ndërsa subjekti i përdorur për realizimin e kësaj skeme mashtrimi ka qenë “Croën Acquisitions”, e regjistruar në gjykatë në datën 20 shtator 2005, shkruan BalkanWeb.

    Pikërisht me këtë investim veç 1.5 milionë eurove me rimbursim nga shteti shqiptar, Fazlliç ka përfituar edhe rreth 4 milionë euro kredi, duke futur projektin në fjalë si garanci bankare për këtë shumë, raporton Panorama.

    Nga veprimet që janë bërë në terren për këtë rast, Prokuroria konstaton se: “Pas verifikimit në vend në Porto Romano, në Durrës, mbi investimin e shoqërisë, u konstatua se nuk ekzistonte asnjë gjurmë e tij”, kjo referuar procesverbalit të mbajtur në datën 15 prill 2016 nga inspektori i kontrollit dhe inxhinierët.

    Situacionet janë false dhe rimbursimi i TVSH-së është bërë për punë që realisht nuk janë bërë. Është administruar edhe një raport mbi kontrollet e kryera dy në vitin 2011 dhe një në vitin 2012, të cilat janë kryer me kërkesë të vetë subjektit me qëllim rimbursimin e TVSH-së, theksohet në kallëzimin e bërë nga Tatimet në Prokurori. Nga të tria kontrollet jo vetëm që nuk është konstatuar falsiteti dhe moskryerja e punimeve dhe shpenzimeve, por janë kryer rimbursimet me tri këste në total me vlerën e rreth 1.5 milionë eurove.

    Croën Acquisitions është e dyta herë që del në vëmendjen e publikut. Në prill 2015 Gjykata e Tiranës vendosi bllokimin e kompanisë së biznesmenit serbo-boshnjak në Porto Romano. Bllokimi i aseteve ka ardhur si pasojë e mosshlyerjes së kësaj kredie ndaj një banke të nivelit të dytë. Dyshohet se Fazlliç ka vënë në veprim një mekanizëm të pastër mashtrimi, pra thjesht e ka përdorur shoqërinë për të marë kredinë dhe rimbursimin e TVSH.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark