Insajderi
Lajme

Biznesmeni Gërbeshi: Pacolli është zemërbardhë, nuk i hyn në hak askujt

Insajderi
10 June 2026 - 11:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Biznesmeni Gërbeshi: Pacolli është zemërbardhë, nuk i hyn në hak askujt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Biznesmeni Driton Gërbeshi ka reaguar lidhur me situatën e krijuar rreth presidentit Behgjet Pacolli, duke bërë thirrje për dialog dhe gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë.

Përmes një postimi publik, Gërbeshi ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit, teksa ka pyetur nëse ekziston dikush që mund të ndërmjetësojë mes palëve dhe të ndihmojë në uljen e tensioneve.

Ai e ka cilësuar Pacollin jo vetëm si biznesmen, por edhe si humanist që, sipas tij, ka kontribuar shumë për kombin shqiptar përmes veprave konkrete.

“Presidenti Behgjet Pacolli është njeri zemërbardhë, që nuk i hyn askujt në hak”, ka shkruar Gërbeshi.

Më tej, ai ka apeluar që palët të gjejnë mirëkuptim dhe të zgjidhin çështjet e hapura, duke paralajmëruar se vonesat mund të kenë pasoja për të gjithë.

Sipas Gërbeshit, funksionalizimi i Aeroportit të Vlorës dhe nisja e fluturimeve do të përbënin një mesazh pozitiv për investitorët nga Kosova dhe mbarë hapësira shqiptare, duke ndikuar njëkohësisht në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark