×
  • Lajme
  • Analiza

    Biznesmeni i stripclubeve “Shqiponja” kapet nga policia shqiptare- Kosova po e kërkon për trafikim

    Insajderi
    22 August 2024 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dodë Rica pronari i rrjetit të lokaleve të striptizës “Club Shqiponja” u arrestua nga policia në Durrës, pasi siç thuhet zyrtarisht, drejtësia në Kosovë e akuzon për trafikim të personave. Rica, 47-vjeçar i lindur në Mirditë dhe me banim në Tiranë, u vu në pranga nga policia shqiptare, pasi Gjykata e Prishtinës i ka caktuar masë “arrest me burg” në mungesë.

    Nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore të shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe agjencive në Kosovë, forcat e posaçme operacionale të Durrësit e lokalizuan të shpallurin në kërkim ndërkombëtar, në lagjen numër 13 të qytetit bregdetar.

    “Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni kundër Trafiqeve, Durrës, kapën në lagjen nr.13 dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar Dodë Ric, 47 vjeç, i lindur në Mirditë”, njoftoi Policia e Durrësit më 22 gusht. 

    Pronar i lokaleve të natës Club Shqiponja” në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë prej vitit 2013, i cili ka hapur biznes edhe në Prishtinë në vitin 2022 me emrin tregtar “Cyborg Strip Club”, pritet të ekstradohet drejt Kosovës. Pas arrestimit, pritet të mbahet seancë në Gjykatën e  Durrësit, qytet ku Dodë Rica u vu në pranga, për të marrë vendim nëse do t’i dorëzohet drejtësisë në Kosovë.

    Kush është biznesmeni i stripclubeve “Shqiponja”, Dodë Rica

    Dodë Rica nuk është emër i panjohur për organet e rendit në Kosovë. Ai ka një histori të gjatë për veprimtarinë e tij që bie ndesh me ligjin.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar se Dodë Rica që nga viti 2019 ka qenë duke u hetuar Prokuroria Speciale, për kryerjen e veprën penale “shmangie nga tatimi”. Vetëm në vitin 2021 ndaj tij u ngritë aktakuzë.

    Ai dyshohet se kreu shmangie tatimore në vlerë prej 36 mijë e 389 euro.

    Biznesi i tij figuron edhe në të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

    Emri i Ricës, përmendet edhe në vitin 2018 teksa tentonte të hapte një strip klub poshtë bodrumit të Hotelit Grand në Prishtinë.

    Megjithatë pas publikimit nëpër media për këtë aktivitet, Agjencia Kosovare e Privatizimit ia prishi planet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark