Pas publikimit të hulumtimit nga Gazeta Insajderi dhe intervistës ekskluzive të biznesmenit Mehmet Morina lidhur me pretendimet e tij se si ka rënë në kurth të fajdexhiut, Rifat Kalimashi nga Prizreni ka ardhur reagimi nga ky i fundit. Mehmet Morina në intervistën e publikuar javë më parë ka akuzuar Rifat Kalimashin për mashtrim dhe vënie në kurth. Morina rrëfen se si e ka detyruar që të paguaj fajde ose t’ia marr një objekt që kap vlerën mbi 2 milionë euro. Pas publikimit të intervistës në faqen e Gazetës Insajderi, ka reaguar i dyshuari, Rifat Kalimashi ndaj të cilit ka edhe një proces gjyqësor aktiv.
Kalimashi ka komentuar duke ofenduar gazetaren që ka intervistuar viktimën e fajdeve dhe vetë viktimën.
Mashtrues e matrapaz e kishte quajtur Mehmet Morinën. Ndërsa, gazetaren dhe autoren e hulumtimit, Mira Avdimetaj e kishte quajtura “gazetare amatore”.
“O ti mashtrues o matrapaz bashkë me at Gazetaren amatore që lloj lloj mashtruesit i heo hapsir me hangër , Rifati as edhe ni kafe staka marr jo tash po qe 30 vjet o njeri ma i flliqun që un kam njoft. Mos rrej opinjonin i bërllog”, ka komentuar Rifat Kalimashi në videon e intervistës që u publikua në Insajderi Videos.
Po ashtu, në të njëjtën video ka komentuar edhe vëllai i Rifatit, Bahtijar Kalimashi duke e quajtur “legen e mashtrues ordiner” viktimën Mehmet Morinën.
Gazetarja e Insjaderit e kishte telefonuar disa ditë para publikimit të hulumtimit dhe intervistës, Rifat Kalimashin lidhur me dyshimet për shitjen e objektit 2 milionësh ndaj të cilit ka urdhër për mos shitje nga Gjykata.
Ndonëse, i dyshuari Kalimashi në bisedën telefonike kishte deklaruar se objektin nuk e ka shitur dhe nuk ka të drejtë për të ndërmarr një veprim të tillë, del që ka gënjyer. Gazeta ka kontaktuar edhe palën e tretë që dyshohet se ka bërë Pazar kundërligjshëm me Rifat Kalimashn duke e blerë objektin në fjalë. Vetë blerësi Zeqir Bytyqi kishte konfirmuar për Gazetën se e ka blerë objektin dhe Rifati ia ka bërë përharj.
LAJMI:
Pas publikimit të hulumtimit, në zyre të Gazetës ishte intervistuar Mehmet Morina i cili ka rrëfyer në detaje gjithë kronologjinë e ngjarjes se si ka rënë preh e këtij mashtrimi.
Intervista e plotë me Mehmet Morinën:
Hulumtimi i plotë i Insajderit: