×
  • Lajme
  • Analiza

    Biznesmeni nga Shqipëria i arrestuar në Kosovë del para Gjykatës, ja çka deklaroi

    Insajderi
    20 February 2024 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për biznesmenin nga Shqipëria Arlend Gjoni që u arrestua në Kosovë nën dyshimin për kërcënim të biznesmenit Driton Shuki. Siç merr vesh Gazeta Insajderi, Gjykata ka vendosur 30 ditë paraburgim për Arlend Gjonin.

    Gazeta Insajderi

    Prokurori i shtetit në seancën dëgjimore ka theksuar se ekziston dyshimi i bazuar se Arlend Gjoni ka kryer veprën penale “Kanosja”.

    Tutje është vlerësuar se ekziston edhe rreziku i ikjes.

    Prokurori i shtetit, ka lexuar dhe elaboruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit dhe ka theksuar se mbetet pranë saj ndërsa ka shtuar se ekziston dyshimi i bazuar nga neni se në ditën, dhe kohën e cekur në dispozitivin e kësaj kërkese, i pandehuri ka kryer veprën penale Kanosja nga neni 181 par.2 1è KPRK-së. Nga deklarata e të dëmtuarit në mënyrë të plotë vërtetohet dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare dhe se ekziston lidhja shkakore në mes të veprimeve të pandehurit dhe pasojës së shkaktuar, në kohën, vendin dhe mënyrën siç është përshkruar”, thuhet në arsyetimin e vendimit që ka siguruar Insajderi.

    Ndërsa masa e paraburgimit siç ka mësuar Gazeta Insajderi u kundërshtua nga Ahmet Tahiri, avokati mbrojtës i Arlend Gjonit.

    Sipas tij Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë se është kryer vepra penale për të cilin dyshohet Gjoni.

    Ai tha aty se duhet të tregohen faktet, mesazhet kërcënuese që dyshohet se viktima ka marrë nga i dyshuari.

    Prokuroria nuk ka arritur të vërtetoj kushtin bazë dyshimin se i mbrojtur i tij ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet. E konteston kompetencën e kësaj prokurorie për të hetuar këtë rast për faktin se personat të cilët janë përfshirë në këtë rast në kohën kur pretendohet se është bërë telefonata dhe janë dërguar mesazhet njëri ka qenë në Shkup dhe tjetri në Shqipëri. Nëse i mbrojturi im e ka kanosur përmes mesazheve siç pretendon prokuroria fillimisht do të duhej të na tregonte mesazhet e në ato mesazhe sigurisht se shkruan ora kur është dërguar ai mesazh“, thuhet aty.

    Çka deklaroi Arlend Gjoni në Gjykatë?

    Arlend Gjoni, biznesmeni nga Shqipëria, dje teksa kalonte pikë kalimin kufitar në Han të Elezit u arrestua nga Policia e Kosovës.

    Ai para Gjykatës siç mëson Insajderi ka thënë se nuk ekziston ndonjë mesazh.

    Sipas tij ka qenë një telefonatë dhe që në të nuk ka pasur kërcënime.

    Ka qenë një telefonatë nuk ka qenë kërcënuese, ka qenë përshëndetje si je a je mirë. Pas kësaj telefonate kemi pasur edhe një telefonatë tjetër, kemi pas edhe takim në qoftë se do kishte kërcënime nuk do bëhej denoncimi dy muaj më vonë“, tha ai.

    Arlend Gjonin, biznesmeni nga Shqipëria, dje teksa kalonte pikë kalimin kuftiar në Han të Elezit u arrestua nga Policia e Kosovës. Kjo, pasi që disa muaj më parë, një biznesmen nga Kosova (emër i njohur për redaksinë) e ka denoncuar në polici kanosjen që dyshohet t’ia ketë bërë Gjoni. Ky i fundit tashmë gjendet në mbajtje.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se gjithçka ka ndodhur pasi biznesmeni kosovar ka ndërmjetësuar për një çështje familjare të të dyshuarit me të dashurën e tij.

    Rasti, sipas burimeve, lidhet me plagosjen e një familjari të viktimës. Në njërën nga mesazhaet që Gjonaj ia kishte shkruar biznesmenit kosovar ishte “siç i kam bërë atij, por ty në lule të ballit..”.

    Prokurori i Shtetit urdhëroi ndaj shtetasit të Shqipërisë masën e ndalimit policor, për veprën penale “Kanosje”.

    Kush është Arlend Gjoni, i arrestuari për kanosje?

    Në emër të Gjonit figurojnë dy firma në Shqipëri: iFuel dhe SHOPEL.

    Biznesi ‘iFuel’ aktivitet biznesor ka tregtimin me pakicë të karburanteve dhe transportit të tij. Po ashtu, në bazë të përshkrimit në platformën ‘OpenCorporates’ thuhet se firma në pronësi të Arlend Gjonit bën edhe eksportimin jashtë vendit të produkteve të ndryshme industriale.

    “Tregtim me pakice karburanteve dhe transporti i tij. Tregtimi me pakice i naftes, benzines, gazit, dhe nenproduktet e tyre, perfshire ato bio, si dhe lende djegese, duke perfshire nenproduktet e tyre, me perjashtim te nenprodukteve qe destinohen per furnizimin e mjeteve te fluturimit ajror; Tregtimi me pakice i gazit te lengshem te naftes, kategoria e pare, perfshire edhe mbushjen e bombolave me kete nenprodukt. Tregtim me pakice te lubrifikanteve, vajrave, graso, e gaz te gjitha llojeve dhe kategorive. Kontraktimi me persona fizike dhe/ose juridike vendas dhe/ose te huaj per gjetjen e tregjeve te shitjes per aktivitetin e shoqerise. Import -Eksport i pergjithshem i produkteve te ndryshme industriale. Cdo aktivitet tjeter te lejuar nga legjislacioni”, thuhet tek përshkrimi i objektit të veprimtarisë.

    Kompania që figuron të jetë e hapur nga 2018-a, ka regjistruar qarkullim vjetor më 2020-ën gati dy milionë euro dhe më 2019-ën 1,3 milionë euro.

    Bashkëpronar i kësaj kompanie figuron djali i Tomë DoshitJames Doshi. Sipas mediave në Shqipëri, ai ka blerë 49 për qind të aksioneve të kompanisë së biznesmenit shqiptar të arrestuar dje. Tomë Doshi është në listën e zezë amerikane, i cili dyshohet për pastrim parash, korrupsion dhe skema mashtruese.

    Në anën tjetër, biznesi SHOPEL i Gjonit thuhet se ofron shërbime të konsulencës dhe asistencës ligjore. Ajo figuron të jetë hapur gati në fund të 2022-ës.

    “Ofrimi i sherbimeve te konsulences dhe te Asistences ligjore, kontraktuale, ekonomike, administrative, financiare, biznesi, menaxheriale, dhe te drejtimit per sipermarrjet dhe shoqerite tregtare, per profesionistet, entet private dhe publike, entet lokale dhe qendrore. Due diligence, studime dhe vleresime gjitheperfshirese per sipermarrjet dhe shoqerite tregtare per te vleresuar potencialin e tyre tregtar. Konsulenca qe lidhen me projekte investimi; aktivitetet e menaxhimit, planifikimit, organizimit, zhvillimit dhe ristrukturimit te ndermarrjes. Aktivitete per kerkim dhe studim te tregut- marketing strategjik, aktivitetet e asistences dhe konsulences ne fushen e kerkimit te financimit”, thuhet në objektin e veprimtarisë së kompanisë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark