Gjykata ka marr vendim për biznesmenin nga Shqipëria Arlend Gjoni që u arrestua në Kosovë nën dyshimin për kërcënim të biznesmenit Driton Shuki.
Siç merr vesh Gazeta Insajderi, Gjykata ka vendosur 30 ditë paraburgim për Arlend Gjonin.
Arlend Gjonin, biznesmeni nga Shqipëria, dje teksa kalonte pikë kalimin kuftiar në Han të Elezit u arrestua nga Policia e Kosovës. Kjo, pasi që disa muaj më parë, një biznesmen nga Kosova (emër i njohur për redaksinë) e ka denoncuar në polici kanosjen që dyshohet t’ia ketë bërë Gjoni. Ky i fundit tashmë gjendet në mbajtje.
Gazeta Insajderi ka mësuar se gjithçka ka ndodhur pasi biznesmeni kosovar ka ndërmjetësuar për një çështje familjare të të dyshuarit me të dashurën e tij.
Rasti, sipas burimeve, lidhet me plagosjen e një familjari të viktimës. Në njërën nga mesazhaet që Gjonaj ia kishte shkruar biznesmenit kosovar ishte “siç i kam bërë atij, por ty në lule të ballit..”.
Prokurori i Shtetit urdhëroi ndaj shtetasit të Shqipërisë masën e ndalimit policor, për veprën penale “Kanosje”.
Kush është Arlend Gjoni, i arrestuari për kanosje?
Në emër të Gjonit figurojnë dy firma në Shqipëri: iFuel dhe SHOPEL.
Biznesi ‘iFuel’ aktivitet biznesor ka tregtimin me pakicë të karburanteve dhe transportit të tij. Po ashtu, në bazë të përshkrimit në platformën ‘OpenCorporates’ thuhet se firma në pronësi të Arlend Gjonit bën edhe eksportimin jashtë vendit të produkteve të ndryshme industriale.
“Tregtim me pakice karburanteve dhe transporti i tij. Tregtimi me pakice i naftes, benzines, gazit, dhe nenproduktet e tyre, perfshire ato bio, si dhe lende djegese, duke perfshire nenproduktet e tyre, me perjashtim te nenprodukteve qe destinohen per furnizimin e mjeteve te fluturimit ajror; Tregtimi me pakice i gazit te lengshem te naftes, kategoria e pare, perfshire edhe mbushjen e bombolave me kete nenprodukt. Tregtim me pakice te lubrifikanteve, vajrave, graso, e gaz te gjitha llojeve dhe kategorive. Kontraktimi me persona fizike dhe/ose juridike vendas dhe/ose te huaj per gjetjen e tregjeve te shitjes per aktivitetin e shoqerise. Import -Eksport i pergjithshem i produkteve te ndryshme industriale. Cdo aktivitet tjeter te lejuar nga legjislacioni”, thuhet tek përshkrimi i objektit të veprimtarisë.
Kompania që figuron të jetë e hapur nga 2018-a, ka regjistruar qarkullim vjetor më 2020-ën gati dy milionë euro dhe më 2019-ën 1,3 milionë euro.
Bashkëpronar i kësaj kompanie figuron djali i Tomë Doshit, James Doshi. Sipas mediave në Shqipëri, ai ka blerë 49 për qind të aksioneve të kompanisë së biznesmenit shqiptar të arrestuar dje. Tomë Doshi është në listën e zezë amerikane, i cili dyshohet për pastrim parash, korrupsion dhe skema mashtruese.
Në anën tjetër, biznesi SHOPEL i Gjonit thuhet se ofron shërbime të konsulencës dhe asistencës ligjore. Ajo figuron të jetë hapur gati në fund të 2022-ës.
“Ofrimi i sherbimeve te konsulences dhe te Asistences ligjore, kontraktuale, ekonomike, administrative, financiare, biznesi, menaxheriale, dhe te drejtimit per sipermarrjet dhe shoqerite tregtare, per profesionistet, entet private dhe publike, entet lokale dhe qendrore. Due diligence, studime dhe vleresime gjitheperfshirese per sipermarrjet dhe shoqerite tregtare per te vleresuar potencialin e tyre tregtar. Konsulenca qe lidhen me projekte investimi; aktivitetet e menaxhimit, planifikimit, organizimit, zhvillimit dhe ristrukturimit te ndermarrjes. Aktivitete per kerkim dhe studim te tregut- marketing strategjik, aktivitetet e asistences dhe konsulences ne fushen e kerkimit te financimit”, thuhet në objektin e veprimtarisë së kompanisë. /Insajderi.org/