Biznesmeni që u kap me 863 mijë € blen kompaninë e familjarëve të Bllakos - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Biznesmeni që u kap me 863 mijë € blen kompaninë e familjarëve të Bllakos

    Insajderi
    01 April 2022 - 11:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Alqi Bllako, i cili dorëzoi mandatin e deputetit pasi akuzohet nga SPAK, për korrupsion dhe shpërdorim detyre, sot është arrestuar, në lidhje me çështjen e inceneratorëve, duket se është vënë në lëvizje për të shpëtuar pasurinë e tij, para se t’i sekuestrohet.

    CNA.al ka mësuar se vëllai dhe babai i Alqi Bllakos, pronare të një fabrike birre, kanë shitur biznesin disa javë më parë. Bëhet fjalë për fabrikën e Birrës ”ALNED 91” në Ersekë, dokumenti më poshtë tregon shitjen e kryer.

    Kompania e cila ka qenë në pronësi të Edmond Bllakos dhe Taned Bllakos, i është shitur ‘të famshmit’ Orest Sota, vetëm për 100 mijë lek të reja dhe kontrata mban datën 10.02.2022.

    Orest Sota është njeriu u arrestua në Elbasan në vitin 2017, ku në makinën e tij u gjetën një shumë prej 863 mijë euro dhe dy patentat e lundrimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në momentin e arrestimit ai drejtonte mjetin pa patentë, ndërkohë nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar dhe për pasojë uniformat blu i janë vënë nga pas, duke e arrestuar në hyrje të kompanisë “Kurum”.

    Prokurorët e Krimeve të Rënda, dyshonin se shuma prej 863 mijë euro mund të kishte lidhje me çështjen e ish-ministrit Tahiri, por avokati i biznesmenit në atë kohë u shpreh se shuma ishte nga kursimet e babit të tij, Lefter Sota dhe do të dërgohej tek kompania e çelikut “Kurum” si garanci për një sasi të madhe hekuri.

    Shitja e kompanive tregon që Alqi Bllako ka qenë në dijeni të problemeve që kishte me drejtësinë, dhe të afërmit e tij babai dhe vëllai kanë shitur gjithçka që të mos u sekuestroheshin.

    CNA.al ka gjetur dhe të tjera lidhje sesi Orest Sota dhe familjarët e tij janë paguar nga kompanitë e lidhura me inceneratorët. Një skemë e pastër që shkon nga kompanitë e inceneratorëve, tek Orest Sota dhe Alqi Ballko dhe familjarët e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark